Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka komentuar projektbuxhetin e vitit 2027 dhe Paketën Fiskale, duke vënë në fokus rritjen e pensioneve, uljen e kostos së shpenzimeve familjare dhe mbështetjen e qytetarëve. E ftuar në një intervistë në “Klan News”, me gazetarin Besard Jacaj, ajo foli edhe për ndryshimet në taksa, transparencën e çmimeve dhe politikat për frenimin e emigracionit. Një nga çështjet kryesore të intervistës ishte rritja e pensioneve. Ibrahimaj deklaroi se objektivi i qeverisë është që pensioni për personat me vite të plota pune të mos jetë më i ulët se 400 euro brenda këtij mandati. Për të arritur këtë nivel, sipas saj, ka nisur shpërndarja e bonuseve mujore për pensionistët, të cilat do të dyfishohen deri në momentin kur pensioni të...