Paketa Fiskale 2027/ Ulje e TVSH-së për ushqimet, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun e biznesit
Teksa pritet prezantimi i buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027, zbardhja e projektligjeve të përgatitura nga Ministria e Financave nxjerr në pah ndryshime në disa prej taksave kryesore, që prekin konsumatorët, bizneset dhe të punësuarit. Nga ulja e TVSH-së për ushqimet bazë, te rritja e pragut të patatueshëm për pagat dhe zgjerimi i numrit të bizneseve që do të hyjnë në skemën e TVSH-së këto janë ndërhyrjet e propozuara për vitin e ardhshëm. Ndryshimi i parë lidhet me TVSH-në për produktet ushqimore. Pas vitesh debatesh, qeveria propozon uljen e normës nga 20% në 6% për një listë produktesh bazë, ku përfshihen buka dhe mielli, qumështi dhe kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji ushqimor, mishi, peshku bazë, frutat dhe perimet e freskëta, bishtajoret, sheqeri dhe...
Burimi:
kohajone.com