Paketa e Maleve në Tepelenë, miratohen 19 aplikime nga 56 të regjistruara
Në Bashkinë e Tepelenës vijojnë aplikimet për përfitimin nga Paketa e Maleve. Deri më tani janë regjistruar rreth 56 aplikime, ndërsa 19 prej tyre, të cilat kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, janë miratuar edhe nga Këshilli Bashkiak. “Paketën e maleve deri tani janë rreth 56 aplikime, të cilat kanë ardhur në sistemin nëpërmjet sistemit e-Albania. Janë shqyrtuar aplikimet rast pas rasti. Grupi i parë i aplikimeve që kanë përmbushur dhe kriteret sipas ligjit për paketën e maleve dhe akteve nënligjore janë miratuar në këshillit bashkiak lista për 19 aplikime”, u shpreh përfaqësues i Bashkisë Tepelenë, Gëzim Shehu. Aplikimet për Paketën e Maleve vijojnë edhe në këtë bashki, ndërsa qytetarët dhe subjektet e interesuara mund të informohen pranë strukturave përkatëse për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm...
Burimi:
javanews.al