Paketa anti-dhunë: Regjistër elektronik për shkelësit, kufizime në udhëtimet jashtë vendit
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e regjistrit elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike, si pjesë e paketës kundër dhunës, që u prezantua pas protestave të dhunshme. Në regjistër do të përfshihen të dhënat identifikuese të personave që janë pjesëmarrës në tubime. Policia Kufitare do të ketë akses të kufizuar pasi mund të refuzojë daljen jashtë vendit të personave që synojnë t’i shmangen ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit ose ekzekutimit të dënimit me burg, edhe nëse ndaj tyre nuk ka masë sigurie. Në rast se u lejohet lëvizja, Policia Kufitare njofton autoritetet e vendit ku do të udhëtojë personi si dhe strukturat akomoduese për rrezikun që mund të paraqesë personi. V E N D I...
Burimi:
ntv.al