Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pas reagimit të Minsitrit të Drejtësisë Toni Gogu, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve, funksionarëve dhe punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë. Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat kundërshtojnë kërkesën e Ministrisë së Financave që pagesat të përllogariten sipas formulës së mëparshme, e cila, sipas tyre, është shfuqizuar. Ato argumentojnë se Kuvendi kishte afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese, por nuk e përmbushi këtë detyrim. Sipas deklaratës, vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së për llogaritjen e pagave janë ende në fuqi dhe duhet të zbatohen nga institucionet përgjegjëse. Shoqatat theksojnë se pagesat nuk mund të mbeten peng i miratimit të një...