Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!
Projektligji për pagat e magjistratëve është prezantuar në Kuvend nga deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi. Drafti parashikon ndryshimin e koeficientit të pagës, nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës. Sipas Bylykbashit, formula e propozuar synon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa njëkohësisht të ruajë përballueshmërinë e detyrimeve financiare për buxhetin e shtetit. “Koeficienti 0.38 është rezultat i një vlerësimi të balancuar. Ai korrigjon efektin e ngrirjes së konstatuar nga gjykata, siguron një trajtim financiar në përputhje me rëndësinë dhe kufizimet e funksionit dhe, në të njëjtën kohë, ruan përballueshmërinë e detyrimit për financat publike”, tha ajo. Projektligji parashikon gjithashtu që efektet financiare të formulës të njihen nga 1 prilli 2023. “Efektet financiare të formulës do të njihen nga data 1...
Burimi:
javanews.al