Pagat e magjistratëve, KLGJ i kërkon Ministrisë së Financave ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve, KLGJ i kërkon Ministrisë së Financave ekzekutimin e menjëhershëm

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kërkuar sot Ministrisë së Financave ekzekutimin e pagave të muajit gusht për magjistratët, duke argumentuar se listëpagesat janë përgatitur dhe dorëzuar pranë degëve të Thesarit në përputhje me legjislacionin dhe buxhetin e miratuar. Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrisë së Financave, KLGJ bën të ditur se, në disa gjykata, përfshirë Durrësin, Fierin dhe Gjirokastrën, listëpagesat dhe urdhërshpenzimet janë verifikuar e miratuar nga strukturat e Thesarit, por pagesat kanë mbetur të bllokuara në banka. Sipas KLGJ-së, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Këshilli argumenton se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të përdoret si arsye për pezullimin e efekteve të vendimit kushtetues apo për cenimin e pagës së magjistratëve. “As Kuvendi, as Këshilli i Ministrave, Ministria...