Pagat e magjistratëve, Bylykbashi: Koeficienti rritet në 0.38 të pagës së Presidentit

Pagat e magjistratëve, Bylykbashi: Koeficienti rritet në 0.38 të pagës së Presidentit

foto nga seanca e sotme parlamentare TIRANË- Ndryshimet e propozuara për pagat e magjistratëve janë prezantuar në Kuvend nga deputetja e PS-së Aulona Bylykbashi. Sipas saj skema e re parashikon rritjen e koeficientit nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit. Bylykbashi ka bërë të ditur se formula e re është hartuar duke marrë në konsideratë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa zbatimi i saj nuk do të krijojë një barrë të papërballueshme për buxhetin e shtetit. Në projektligj është parashikuar edhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura për periudhën nga prilli i vitit 2023 deri në korrik të vitit 2026. Sipas propozimit këto detyrime do të paguhen në mënyrë graduale brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e ligjit. “Koeficienti 0.38 është rezultat i një vlerësimi...