Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin e kompetencave e zgjidh Kuvendi me ligj
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në një konferencë për mediat ka folur për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke u ndalur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Gogu theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet nga institucionet përkatëse. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm”, u shpreh ministri i Drejtësisë gjatë konferencës për mediat. Sipas Gogut, zbatimi i vendimit të Kushtetueses është pjesë e detyrimeve institucionale dhe duhet të ndiqet në përputhje me kuadrin ligjor. Ministri shtoi se vendimi për pagat do të votohet në Kuvend brenda këtij muaji dhe do të merret një vendim. “Nuk është roli im që të zgjidh një konflikt kompetencash. Mosmarrveshja zgjidhet në Kuvend me ligj sepse...
Burimi:
vizionplus.tv