Pagat e gjyqtarëve bllokohen në Thesar/ Kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi thirrje qeverisë: Formula e re zbatohet nga 1 gushti
Një situatë e paprecedentë ka përfshirë sistemin e drejtësisë, pasi pagat e magjistratëve, funksionarëve dhe personelit të administratës gjyqësore e prokurorisë nuk po ekzekutohen nga Drejtoria e Thesarit. Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e pagesave të gjyqtarëve, pas informacionit se pagesat janë bllokuar në sistemin e thesarit për shkak të kundërshtive mbi mënyrën e zbatimit të vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese. Në një shkresë drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, me dijeni ministrin e Drejtësisë Toni Gogu dhe kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, argumenton se mungesa e një ligji të ri nga Kuvendi apo e fondeve të planifikuara në buxhet nuk mund të shërbejë si...
Burimi:
kohajone.com