Pagat e gjyqësorit mbeten të bllokuara, Kryetarët e Gjykatave kërkojnë zgjidhje të menjëhershme
foto ilustrurese TIRANË- Mbledhja e Kryetarëve të Gjykatave të Republikës së Shqipërisë ka kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, pas situatës së krijuar nga mosprocedimi i pagesave. Në mbledhjen e zhvilluar më 8 shtator, kryetarët e gjykatave e kanë cilësuar situatën shqetësuese, duke theksuar se administrata ka vijuar punën pavarësisht mospagimit. Ata kërkojnë gjithashtu përllogaritjen dhe nisjen e shlyerjes së pagave të prapambetura. Kryetarët i referohen vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ai është përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe se duhet zbatuar në tërësinë e tij. Sipas tyre, çështja nuk është vetëm financiare, por prek edhe pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin normal të gjykatave. Mbledhja e Kryetarëve ka kërkuar gjithashtu thirrjen sa më parë të Mbledhjes së...
Burimi:
zeri.ai