Padi për gjobën e GJKKO me 250 mln lekë”/ Dhoma e Avokatëve ndërpret bojkotin: Nga e hëna nisin gjyqet

Padi për gjobën e GJKKO me 250 mln lekë”/ Dhoma e Avokatëve ndërpret bojkotin: Nga e hëna nisin gjyqet

Dhoma e Avokatisë ka vendosur t’i japë fund bojkotit të seancave gjyqësore, ndërsa paralajmëron ndjekjen e rrugës ligjore për kundërshtimin e gjobave të vendosura ndaj avokatëve nga Gjykata e Posaçme gjatë periudhës së protestës. Vendimi është bërë publik nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i cili bëri të ditur se Këshilli Kombëtar i Avokatisë vendosi pezullimin e bojkotit pas marrjes në dispozicion të vendimit të Gjykatës së Apelit. Sipas Haxhisë, gjobat e vendosura nga GJKKO ndaj avokatëve gjatë periudhës së bojkotit, i cili nisi më 8 shtator, kapin vlerën e 250 milionë lekëve. Për këtë arsye, Dhoma e Avokatisë do t’i kundërshtojë ato përmes një padie gjyqësore. Haxhia theksoi se Dhoma e Avokatisë ka qenë e angazhuar që në fillim për zgjidhjen e konfliktit në...