OSHEE masa për debitorët në Kukës, banorët: Shteti nuk na ka dëmshpërblyer
Pas përfundimit të rrjetit të ri elektrik në fshatrat e njësisë administrative Tërthore, OSHEE dhe Policia e Shtetit kanë nisur kontrollet në terren për evidentimin e debitorëve dhe rasteve të dyshuara për lidhje të paligjshme. Banorët kërkojnë ndërkohë kompensimin e pronave të përmbytura nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës. Hakim Atmuja, banor i Përbregut, thotë se komuniteti ende nuk është dëmshpërblyer për tokat e humbura. Drejtori rajonal i OSHEE-së në Kukës, Elson Brati, deklaron se kontrollet do të vijojnë deri në fund të vitit në zonat me humbje të larta jo teknike. Në operacion janë përfshirë edhe forcat e Policisë, të cilat po përdorin dronë për të kontrolluar ambiente të mbyllura dhe për të identifikuar raste të mundshme të kultivimit të bimëve narkotike.
Burimi:
kohajone.com