OSBE kërkon hetim për dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Policia të parandalojë incidente të tjera

OSBE kërkon hetim për dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Policia të parandalojë incidente të tjera

foto TIRANË- OSBE ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të hetojnë rastet e raportuara të dhunës ndaj gazetarëve gjatë protestave, si dhe pretendimet për përdorim të tepruar ose joproporcional të forcës nga policia. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ambasadori Jan Braathu ka shprehur shqetësimin për incidentet e raportuara ndaj gazetarëve dhe pengesat që ata kanë hasur gjatë pasqyrimit të tubimeve. Braathu thekson se mbrojtja e gazetarëve është e domosdoshme për garantimin e lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim. Ai u bën thirrje autoriteteve që të hetojnë me shpejtësi dhe efektivitet çdo incident të denoncuar. OSBE kërkon gjithashtu zbatimin e udhëzimeve të Policisë së Shtetit për sigurinë e gazetarëve me qëllim parandalimin e incidenteve të tjera dhe garantimin e raportimit të lirë...