Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Origjina e Malsisë së Madhe
Origjina e treves se Malsise se Madhe, ze fill qe ne antikitet. Ne te kaluaren ilire zona e Malsise se Madhe ishte pjese e “Maleve te Labeateve” (mons labeatis). Me pushtimin romak kjo zone vendoset nen administrimin e vendasve, por ne varesi romake. Duke ardhur drejt mesjetes, rrenjet e kesaj treve fillojne te dalin nga mjegulla dhe te behen me te prekshme. Sipas Edit Durhamit: “vendi ne veri te Shkodres, i quajtur Malsia e Madhe, eshte djepi i pese fiseve te medha: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit dhe Shkrelit. Revista “Hylli i Drites”, per Malsine e Madhe shkruan… me fjalen Malci e Madhe diftojme njato vise qe perfshijne bajraket e famshem e kreshnike te Hotit, te Grudes, te Kelmendit, te Triepshit, te Kojces, te Kastratit e...