Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Organizonte lojëra fati në lokalin që administronte, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë
Një 57-vjeçar i cili organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në ambientet e lokalit që administronte ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Ndërkohë kanë nisur hetimet për klientin 30-vjeçar i cili tentoi të largohej në momentin e ndërhyrjes nga Policia. Gjatë kontrolleve të kryera në lokalin në Rrugën e Elbasanit efektivët informojnë se sekuestruan një një armë e ftohtë që e posedonte 57-vjeçari, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga lojërat e fatit dhe 2 celularë me aplikacione për baste sportive. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të pandërprera, me...