Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj thirrjes së një grupi organizatash të shoqërisë civile dhe mediave, të cilat u kanë kërkuar përfaqësuesve politikë dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog, në një kohë kur protestat vijojnë në Tiranë. Në reagimin e tij, Rama shprehet i gatshëm për dialog me protestuesit, duke theksuar se qeveria është e hapur për bisedime në çdo kohë dhe pa kushte. Megjithatë, kreu i qeverisë u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave të distancohen nga aktet e dhunës, zjarrvënia e institucioneve dhe përfshirja e të miturve në tubime të dhunshme. “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty. E ndërkohë distancohuni qartë nga...
Burimi:
javanews.al