Orët e fundit në liri-Ergys Agasi u monitorua me dron nga vila në Shkozet, 5 orë pa vëzhgim në Elbasan, deri te arrestimi në kthim
Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku TIRANË-ZËRI raportoi mbrëmjen e 26 gushtit se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit, deri në arrestimin e tij në zonën e Plepave në Durrës. Por vëzhgimi i Ergys Agasit kishte filluar po nga Durrësi, ku lëvizjet e tij janë ndjekur me dron dhe imazhe hapi pas hapi nga forcat e policisë, thuajse gjatë gjithë ditës së 26 gushtit. Në dosjen hetimore siguruar nga ZËRI, evidentohet se biznesmeni Ergys Agasi është pikasur mesditën e 26 gushtit në orërn 11:39 në një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës. Lëvizja e tij brenda vilës ka qenë e monitoruar hap pas hapi në çdo lëvizje, ku...
Burimi:
zeri.ai