“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka komentuar atë që ndodhi në Serbi me zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura ditën e djeshme, zgjedhje që i dhanë fund pushtetit të Aleksandër Vuçiçit duke sjellë në pushtet Lëvizjen studentore. Në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24 ai bëri një paralelizëm me situatën ku ndodhet sot vendi ynë, ndërsa shtoi se tashmë në rajon i vetmi vend që ka në krye një autokrat është Shqipëria. “Vuçiç ishte autokrat para lëvizjes studentore. Ka ngjashmëri si dy pika uji me Shqipërinë. Kishte një opozitë të përçarë e që refuzonin të reformoheshin pavarësisht vjetërimit, si dhe kishte në dorë drejtësinë. Tanimë Shqipëria është i vetmi vend që ka autokrat Ramës i janë prerë krahët, nuk ka më asnjë aleat në...