“Opozita e prishi shansin për marrëveshje”- Klosi akuza PD-së dhe Berishës: Reforma do të kalojë, doni apo nuk doni ju!
Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi në Kuvend se reforma territoriale mund të ishte çuar më tej nëse mazhoranca dhe opozita do të kishin ruajtur konsensusin e nisur gjatë diskutimeve. Ai tha se vota e tij kishte qenë e “dyzuar” për mënyrën se si reforma po miratohet, por fajësoi Sali Berishën për prishjen e mundësisë për një marrëveshje dypartiake, duke theksuar se PS do ta votojë projektin. Fjala e Blendi Klosit: “Një qytetar në Poliçan që të shkruan ty, i nderuari zoti doktor, se aty në Poliçan është një nga ato njësitë që e ka dëshmuar se sa efektive ka qenë reforma 2014. Mbas 2014-ës, banorët e Këtërpanit, të Mrakullës kanë marrë investime po ashtu si qyteti i Poliçanit. Pra, të nderuar kolegë, jemi sot për...
Burimi:
javanews.al