Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Opinion / Rey Manaj, penalltia që peshoi si mallkim kuqezi ndaj Serbisë…
👁2074
Nga ALfred LLESHI Dështimi nga penalltia e Rey Manaj në ndeshjen e ethshme ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, përfaqëson më shumë sesa një rast të humbur sportiv. Në fakt është një episod emocionalisht i ngarkuar, që ka lënë gjurmë të thella në ndjesinë kolektive të tifozërisë shqiptare. Ajo që u zhvillua në “Arena Kombëtare” nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Për shqiptarët, përballja me Serbinë mbart peshë historike, simbolike dhe identitare. Prandaj, atmosfera elektrizuese në stadium dhe rrugët e mbushura me ngjyrat kuqezi e kthyen këtë sfidë në një ditë gati kombëtare. Në këtë kuadër, penalltia...