Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Opinion / 30 emrat për “Topin e Artë” 2025, lista që tregon qartë krizën e futbollit
Nga Ivan Zazzaroni* Cili nga 30 kandidatët për “Topin e Artë” 2025 do të kishte qenë pjesë e së njëjtës listë, 18 vite më parë, në një sezon si ky, pa Botëror dhe pa Europian? Po përpiqem të tregoj ekselencat aktuale, duke qenë veçanërisht bujar: Donnarumma, Doué, Haaland, Kvara, Mbappé, Nuno Mendes, João Neves, Palmer, Pedri, Raphinha, Salah, Vinicius, Wirtz, Vitinha dhe Yamal (Olise ka bërë një vit si Doué, ndërsa Bellingham nuk ka shkëlqyer, ashtu si Lautaro). Nga 30 në total, bien në sy gjysma. Mbani mend se nga nominimet e atëhershme nuk mund të përjashtoja aspak Kakà, që e fitoi këtë trofe prestigjioz individual, dhe më pas Ronaldo, Messi, Drogba, Pirlo, Van Nistelrooy, Ibra, Fabregas, Robinho, Totti, Ronaldinho, Gerrard, Dani Alves, Inzaghi, Ribery,...