Operacionin e Veliajt ‘pezull’, Ndreca: S’kemi problem se ku, por ndërhyrjen ta bëjë mjeku i familjes
avokati Plarent Ndreca TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi për mediat se do t'i kërkojnë me urgjencë një vendimarrje Drejtorisë së Burgjeve për operacionin e kryebashkiakut, pasi gjykata ia la asaj vendimmarrjen. Ndreca është shprehur se duhet të merret një vendim i shpejtë, teksa paralajmëroi pasoja të mundshme shëndetësore. Avokati sqaroi se shqetësimi kryesor nuk lidhet me institucionin spitalor ku do të kryhet ndërhyrja, por me mundësinë që Veliaj të ndiqet nga mjeku i tij. “Kemi problem që të ndiqet nga mjeku ynë, jo se ku. Le ta bëjë edhe te Trauma, mjeku na ka sugjeruar privatin. Teknikisht është e pamundur të bëhet te Memoriali me mjekun tonë, por nëse bëhet edhe atje, OK, por ka strukturën mbështetëse ose te Trauma, ose te...
Burimi:
zeri.ai