Operacioni “The Wanted” godet sërish: 4 emra në prangat e Interpolit, ja kush janë
**Tiranë** – Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe ndërkombëtare, ka finalizuar katër faza të tjera të operacionit të koduar **“The Wanted”**, duke bërë të mundur ekstradimin e tre shtetasve shqiptarë dhe arrestimin e një tjetër personi në Itali, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Sipas Policisë së Shtetit, rastet lidhen me hetime dhe vendime gjyqësore për vepra penale të ndryshme, përfshirë **trafikun e narkotikëve, shtrëngimin me anë të kanosjes ose dhunës, organizatën kriminale dhe kultivimin e bimëve narkotike**. **Nga Italia është ekstraduar Hasan Nderjaku, 38 vjeç**, ndaj të cilit GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të trafikut të narkotikëve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas të dhënave të hetimit, Nderjaku dyshohet se ka qenë...
Burimi:
lajme.al