Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni “Plazhi i lirë”/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit, nën hetim 59-vjeçari
Në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Durrësit ka liruar hapësira publike në plazhin e Kepit të Rodonit, duke hequr dhe sekuestruar 85 komplete çadra dhe shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme. Policia thotë se ka vënë nën hetim një 59-vjeçar nga Tirana, që i kishte vënë në mënyrë të paligjshme. Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror, njofton policia. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet që të respektojnë hapësirat publike...