Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni për krimet zgjedhore: Altin Dumani niset me urgjencë drejt Shkodrës
👁4299
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka shkuar me urgjencë në Shkodër për të ndjekur nga afër një operacion të gjerë hetimor që po zhvillohet në kuadër të krimeve zgjedhore. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se personat që po procedohen penalisht janë anëtarë të Shtabit Elektoral të Partisë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi. Operacioni, që po kryhet në bashkëpunim mes Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, përfshin kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona të qarkut Shkodër, si Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat...