Operacioni “Muri i Lartë!” Bledar Cafi dhe Indrit Dokle të lidhur me grupin Rraja, shkon në 17 numri i masave të sigurisë
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Muri i Lartë”, i zhvilluar me urdhër të SPAK në Tiranë dhe Shkodër. Hetimet e drejtuara nga prokurori Adnan Xholi lidhen me grupin Rraja, ndërsa me masat e reja ndaj Bledar Cafit dhe Indrit Dokles, numri i personave nën masa sigurie në këtë dosje ka arritur në 17. Gjykata e Posaçme ka caktuar një masë të re sigurie “Arrest me burg” ndaj Endrit, alias Indrit Dokle, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të kokainës. Policia dhe BKH ushtruan kontrolle në ambientet që i përkasin Dokles gjatë operacionit “Muri i Lartë”, por 43-vjeçari nuk u gjet. Policia njoftoi se vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në të njëjtin operacion u arrestua në Shkodër Bledar Cafi. GJKKO kishte...
Burimi:
gijotina.com