Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

SPAK kryen një operacion me autoritetet gjermane, ku është goditur një grup kriminal për mashtrimin kompiuterik. Nga operacioni i koduar Pandora,  5 persona kanë rënë në pranga, 3 të tjerë janë në arrest shtëpie ndërkohë 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Qindra gjermanë kanë pre e mashtrimit, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri, ku përdorte për mashtrim një Call Center, ndërkohë dëmi i shkaktuar përllogaritet në vlerën e 365 mije euro. “Kontroll në ambientet e një call centeri ku janë gjetur prova materiale të shumta. Kishim të bënim me hetime paralele në Shqipëri dhe Gjermani”, tha prokurori.