Operacioni i Policisë në Sarandë, arrestohen krerët e grupeve që shpërndanin drogë

Operacioni i Policisë në Sarandë, arrestohen krerët e grupeve që shpërndanin drogë

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar në Sarandë, duke çuar në disa arrestime dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe armëve. Sipas burimeve, mes personave të arrestuar dyshohet se ndodhen edhe individë të konsideruar si drejtues të grupeve që merreshin me shpërndarjen e drogës në zonë. Gjatë operacionit, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës, janë sekuestruar sasi kokainë dhe kanabis, si dhe armë, ndërsa operacioni vijon. Aksioni policor vjen pas shqetësimeve të shtuar për përhapjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Sarandë. gijotina.com/