Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..

Në konferencën e përbashkët për mediat, prokurori i posaçëm Alfred Shehu bëri me dije se grupet kriminale të goditura kishin baza në disa qytete të vendit, ku vepronin të lirë dhe për një kohë të gjatë pa u identifikuar nga autoritetet, falë hetimeve të fshehta. “Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Shqipëria është e vogël dhe aktivitetet sot kryhen edhe me mjete të komunikimit elektronik. Pjesa tjetër ka qenë e përqendruar në Kuçovë dhe Berat, një pjesë e tyre kanë qenë të vendosur në Tiranë,” – u shpreh Shehu. Sipas tij, këta shtetas nuk kishin ndonjë aktivitet të ligjshëm që t’i ekspozonte ndaj kontrollit të institucioneve. Ata lëviznin lirshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke mbajtur një profil të ulët për...