Operacion i suksesshëm për Saelemaekers, lojtari rikthehet në pranverën e vitit tjetër
14 Tetor 2026 13:05 Telesport Anësori i Milan, Alexis Saelemaekers, iu nënshtrua dje një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë në Amsterdam, pas dëmtimit të pësuar disa ditë më parë. “Procedura e pastrimit artroskopik dhe stabilizimit, e kryer nga mjekët dhe stafi mjekësor i Milan, ishte një sukses i plotë”. Kështu njoftoi klubi kuqezi përmes një deklarate në rrjetet zyrtare. Lojtari belg pritet të rikthehet në fushë brenda pesë deri në gjashtë muajve. Një dëmtim që krijon një boshllëk të madh te kuqezinjtë, pasi Saelemaekers po bënte një paraqitje të mirë këtë sezon me Milan.
Burimi:
telesport.al