Olimbi Velaj: Është aq vonë

Olimbi Velaj: Është aq vonë

Është aq vonë sa të të rilindVetëm nëpër ngjyrën e plumbitnëpër fletet që ti ndoshta kurrë s’i lexonËshtë aq vonë sa për të humburnë tingullin e harruar të sendeve…Dyert u mbyllënxhamat vetëm nga jashtë po ngjiten me natënndersa ti, ti sesi jenë gjithë këtë përhumbje prej muzgu të athët…E ndeza dritenpër të shfletuar relievin letargjik të tiparevepor s’mund të gjykojsepse brenda meje ka terrgjer në dëshirën e ngadaltë të fundosjesku ti mbetesh një hije e bruztë ndajnate…Tashmë të ikshëm si dita që thyhetkthejmë kokën paspa e ditur, pa e mësuarçastin e funeralit pa varrËshtë aq vonëka mbrritur kohë e epitafeve. ObserverKult