OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë rrezikon të përkeqësojë krizën tashmë të rëndë të shëndetit publik. Kjo vjen pasi shumica e palestinezëve të zhvendosur vazhdojnë të përballen me kampe çadrash të mbingarkuara dhe tejmbushje të ujërave të zeza. “Për sa kohë që dështojmë t’u sigurojmë njerëzve sasinë minimale të ujit, cilësia dhe ndotja e tij mbeten një problem madhor,” tha Reinhilde Van de Weerdt, përfaqësuese e OBSH-së në territoret palestineze. Duke folur nga Gaza për gazetarët në Gjenevë, Van de Weerdt deklaroi se testimet e rreth 6,700 mostrave të ujit gjatë tetë muajve të parë të vitit treguan se “ndotja mikrobiologjike pothuajse u trefishua”. Ajo shtoi se nuk është çudi që rastet e diarresë akute ujore...
Burimi:
javanews.al