“Objektivi është vetëm fitorja”, Asllani flet para përballjes me Bjellorusinë: Jam i kënaqur me rolin që më ka dhënë trajneri
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në prag të ndeshjes së fundit në grupin C1 në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, që do të luhet nesër në orën 18:00. Asllani u shpreh se Kombëtarja është në një moment shumë të mirë dhe e përgatitur për sfidën ndaj Bjellorusisë, duke theksuar se objektivi i vetëm është fitorja dhe marrja e tre pikëve. Mesfushori vlerësoi paraqitjen ndaj Finlandës, ndërsa nënvizoi se skuadra duhet të luajë me karakter, agresivitet dhe guxim. Asllani foli gjithashtu për rëndësinë e grupit, duke theksuar se në Kombëtare të gjithë luajnë për Shqipërinë, ndërsa u shpreh i kënaqur me rolin e tij më të avancuar në mesfushë dhe hapësirat...
Burimi:
telesport.al