‘O Zot, ktheni makinën! Janë 3 njerëz në zjarr’/ Vijon zjarri në fshatin Kalasë të Delvinës

‘O Zot, ktheni makinën! Janë 3 njerëz në zjarr’/ Vijon zjarri në fshatin Kalasë të Delvinës

Vatra e zjarrit në fshatin Kalasë të Delvinës ka marrë përmasa të mëdha ndërsa flakët kanë djegur 11 banesa. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve ndërsa shumë banorë fajësojnë edhe autoritetet për mos ndërhyrjen në kohë. Në një videonjë zonjë ka denoncuar një rast sesi jetët e banorëve janë rrezikuar nga flakët pasi zjarrrfikësit nuk kanë ndërhyrë. Zonja e cila dëgjohet në video teksa u bën thirrje zjarrfikësve të kthejnë mjetin që të shkojnë dhe të shpëtojnë personat që ndodhen në zjarr. Sipas saj 3 persona janë mesa flakëve ndërsa zjarrfikësit duken qartë të pashqetësuar...