“O perëndi”,Rama për sondazhet:Trishtim, të dëgjosh në pasqyrat e kënetës mediatike…

“O perëndi”,Rama për sondazhet:Trishtim, të dëgjosh në pasqyrat e kënetës mediatike…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot rubrikën e tij “Sy m’Sy” nga Gjirokastra. Teksa foli për sondazhet në media, tha se socialistët janë më të mirët në anketime. Sipas tij, është trishtim i madh mënyra se si kryhen këto analiza nëpër studio televizive. “O perëndi e madhe, çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. Ç’a i motivon që çohen në mëngjes, me se e ushqejnë trurin gjatë ditës që shkojnë ulen atje dhe bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike sociale dhe popullit, këta! Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Një konkluzion ishte që shqiptarët janë një popull i sëmurë… Ose pastaj këtu ka një autokraci me pasqyra...