“O palaço, s’të vjen turp”, disa të rinj i zënë pritë në lokal Avokatit të Popullit, Endri Shabani

“O palaço, s’të vjen turp”, disa të rinj i zënë pritë në lokal Avokatit të Popullit, Endri Shabani

Disa të rinj janë përballur me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, teksa ky i fundit ndodhej në një kafene duke pirë kafe me prindërit e tij. Në pamjet e publikuara dëgjohen të rinjtë duke e ofenduar Shabanin, ndërsa i drejtohen me fjalët: “O palaço, s’të vjen turp” dhe “Je tradhtar, e meriton”. I riu: O palaço i vogël, s’të vjen turp. Endri Shabani: Po bën video për Facebook, jam me prindërit këtu. I riu: S’të vjen turp, je tradhtar, e meriton, je tradhtar. Pas kësaj videoje që qarkullon në rrjete sociale, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka reaguar duke pretenduar se është sulmuar verbalisht nga një aktivist i Partisë “Shqipëria Bëhet”, ndërsa ndodhej në një lokal duke pirë kafe me prindërit e tij. Në reagimin...