O, moj Fushë e Korabit, o e mjera unë-o…

O, moj Fushë e Korabit, o e mjera unë-o…

Moj Fushë e Korabit, o e mjera unë-o… Kush do ta dëshironte këtë thirrje-klithmë në jetën e tij ? Është e tepërt të them askush, por ajo është bërë pjesë e vetvetes . Si një rrodhe që të vihet në trup dhe ti nuk e sheh nuk e heq dot. O e mjera unë-o. Nga Namik Selmani Buzët dridhen. Diçka e madhe rrokulliset brenda teje më shumë se orteket që bien në Korab e në Pikëllimë. Edhe gurët e fshehur në dëborë dridhen. Edhe filizi i barit që fle nën plisa në dëborë për të ridalë në pranverë. Lëvizin nga vendi për të shkuar diku tjetër që të mos pengojnë rrugën e mërgimtarëve që do të kalojnë këndej në pranverë. Si quhet vajza-grua që këndon?...