“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Sekretari për Reagimin Qytetar në Partinë Demokratike, Erges Eskiu, është përballur me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në zonën e ish-Uzinës, ambient i cili tashmë është kthyer në një hapësirë të përdorur nga kompania “KAYO”. Eskiu i ka paraqitur Ramës disa prej shqetësimeve kryesore të banorëve të zonës, duke u ndalur veçanërisht te mungesa e ujit të pijshëm, një problem që, sipas banorëve, vijon prej 13 vitesh. Situata është tensionuar më tej kur qytetarët kanë nisur të thërrasin në drejtim të kryeministrit, me slogane si “Hajdut” dhe “Rama në burg”. Pas reagimit të turmës, Rama është larguar nga zona i shoqëruar nga dhjetëra efektivë të Gardës. Vizita e kryeministrit ishte prezantuar si një takim me banorët për të dëgjuar nga afër...