“Nyga”, dramë psikologjike mbi përballjen me Alzheimerin, premierë në Teatrin Dodona

“Nyga”, dramë psikologjike mbi përballjen me Alzheimerin, premierë në Teatrin Dodona

Shfaqja teatrale “Nyga”, një dramë psikologjike që trajton humbjen, mohimin dhe transformimin e marrëdhënieve familjare përballë sëmundjes së Alzheimerit, do të jepet premierë më 19 tetor në Teatrin Dodona në Prishtinë. Vepra sjell historinë e një familjeje që përballet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të babait. Nëna përpiqet të ruajë normalitetin, ndërsa vajza adoleshente përballet me ndryshimet që tronditin jetën e saj. Përmes konflikteve, frikës dhe dhimbjes, marrëdhënia mes nënës dhe bijës pëson transformime, duke i detyruar ato të përballen me realitetin e ri. “Nyga” është bashkëprodhim i Teatrit Dodona dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës. Autorja e shfaqjes është Valza Gashi, ndërsa regjinë e ka realizuar Fatbardha Shala. Në shfaqje interpretojnë Kosovare Krasniqi, Dardane Mehmeti dhe Kushtrim Qerimi. Producentе është Rrezarta Rashiti, muzika është realizuar...