Mihal Grameno: Lufta e Mashkullores

Mihal Grameno: Lufta e Mashkullores

Duheshe të mos ndodhesha unë që të mirrnja anë në luftën e Mashkullores, se fuqia ime është e dobët për ta përshkruar e zugrafisur ashtu sikundër ngjajti. Duheshe pendë historiografi, të sosur, duheshe penda e një mjeshtri të vërtetë, duheshe të ndodheshe një shkencëtor ushtëriak edhe duheshe që të ndodheshe një kqyrës i luftës, se vetëm atëhere do të përshkruanin të vërtetën.Vetëm e vetëm këta do të muntnin që të përshkronin edhe zugrafisnin hollësisht këtë luftë, e cila meriton një histori të tërë, se vetëm atëherë do të mësonte edhe kuptonte pritmja e kombit tënë, që qysh dinin të mbushin detyrën e tyre për atdhenë, duke lëftuar, si qëmoti, për t’u lënë bijvet të tyre lirinë me flamurin e shenjtë që të valonjë përmbi Shqipërinë!Fati...