“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

Administrata Trump ka paralajmëruar Gjermaninë dhe Francën të çlirojnë rezervat e tyre të naftës dizel të emergjencës, me qëllim lehtësimin e çmimeve globale të karburanteve. Në të kundërt, ato mund të përballen me një ndalim të mundshëm të eksporteve amerikane të dizelit. Kështu bëjnë më dije 3 zyrtarë me dijeni mbi çështjen për agjencinë e lajmeve Reuters. Ky paralajmërim shënon një përshkallëzim të presionit ndaj Evropës, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndalimit të eksporteve të dizelit për të ulur çmimet e karburanteve në SHBA, përpara zgjedhjeve të mesit te mandatit në muajin nëntor. “Është në interesin më të mirë të Evropës që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ne ndjekim disa rrugë për të rritur furnizimin me produkte të rafinuara...