Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Numërohen mbi 80 mijë zarfe nga diaspora, PS kryeson në 10 qarqe
👁5047
Vijon numërimi i votave të diasporës në Parkun Olimpik. Sipas KQZ, janë numëruar 82.389 zarfe nga 194.889 në total. PS kryeson me 54.30% (44353 vota), ndjekur nga PD me 28.33 % (23140 vota). Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet në vend të tretë me 8.47 % (6922 vota), ndërsa në vend të katërt renditet Partia Mundësia me 3.50 % (2859 vota). Në qarkun Berat janë numëruar 5288 nga 12348 zarfe, kryeson PS me 3470 vota, ndjekur nga PD me 795 vota. Në qarkun Dibër janë numëruar 2745 nga 7495 zarfe në total, kryeson PS me 1652 vota, ndjekur nga PD me...