Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet. Pavarësisht ndihmës mjekësore, Cara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në pjesën e barkut. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Toni Nake. Përmes një njoftimi të dytë, Policia e Shtetit konfirmoi vdekjen e 49-vjeçarit, ndërsa bëri me dije se grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e...
Burimi:
javanews.al