Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Nuk u kursyem në asnjë aspekt që të bëhej e mundur”, Armand Duka: Faleminderit Presheva dhe Bujanoci!
Turneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne. Një aktivitet që bashkon shqiptarët kudo ata jetojnë, pavarësisht trojeve tona të cilat nuk janë të bashkuara në Shqipërinë natyrale. Kreu i FSHF, Duka, nuk e fshehu kënaqësinë që i dha një turne të tillë, duke falenderuar Preshevë dhe Bunajocin për mikëpritjen e këtij turneu. “Kënaqësi të jem në...