“Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

“Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

Është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca gjyqësore për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Të pandehur në këtë proces janë Leonard Duka, kreu i “Klanit Duka”, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Në këtë seancë pritej të dëshmonte babai i Leonard Dukës, i cili nuk u paraqit për shkak të gjendjes shëndetësore. Për Muhamet Dukën, avokatja ka paraqitur raport mjekësor. Ndërkohë Leonard Duka i është përgjigjur pyetjeve të avokates. Ai ka mohuar që të ketë pasur...
Burimi: Vizionplus.tv