Nuk ndalet kërkesa për kredi – Raporti i BSH: Bizneset kërkojnë para për investime, individët për banesa dhe konsum

Nuk ndalet kërkesa për kredi – Raporti i BSH: Bizneset kërkojnë para për investime, individët për banesa dhe konsum

Kredia për sektorin privat po vijon të rritet me ritme të larta, duke treguar një kërkesë të fortë si nga bizneset, ashtu edhe nga individët. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e dytë të vitit 2026 tregojnë se bankat po financojnë më shumë ekonominë, ndërsa kushtet e kreditimit mbeten përgjithësisht të favorshme. Portofoli i kredisë për sektorin privat u rrit me rreth 14% krahasuar me një vit më parë. Rritja është e pranishme në pothuajse të gjitha kategoritë, por veçanërisht në financimin e bizneseve dhe individëve. Për bizneset, kërkesa për kredi vijon të jetë e lartë. Kompanitë po kërkojnë më shumë financim për investime, për nevoja likuiditeti dhe për zgjerimin e aktivitetit. Bankat raportojnë gjithashtu se standardet e kreditimit për bizneset kanë mbetur...