Nuk ndalet barabaria policore/ 12 efektivë dhunojnë protestuesin paqësor në qendër të Tiranës

Nuk ndalet barabaria policore/ 12 efektivë dhunojnë protestuesin paqësor në qendër të Tiranës

Në ditën e gjashtë të revoltës studentore, që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, vijojnë incidentet e dhunshme të policisë ndaj protestuesve paqësorë në Tiranë. Pamjet nga terreni të siguruara nga SYRI tregojnë momentin ku 12 efektivë policie janë filmuar duke dhunuar një protestues në qendër të kryeqytetit, i cili nuk ishte duke provokuar apo kryer akte të dhunshme. Përdorimi i forces barbare policiore ndaj të rinjve që kanë dalë në rrugë për të protestuar shënon një ngjarje skandaloze për respektimin e të drejtës për tubim dhe sjelljen e efektivëve.