“Nuk na lejohet të flasim me të për futboll!”- Gjendja shëndetësore e Kompany, trajneri zëvendësues i Bayernit: E kam të ndaluar që…
Gjendja shëndetësore e trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany, vijon të jetë në vëmendje në Gjermani, pasi tekniku belg u shtrua në spital gjatë kësaj jave, pas një episodi të fikëti në fushën stërvitore. Kompany kishte humbur ndjenjat teksa po ndiqte një seancë stërvitore të ekipit të dytë. Pas kontrolleve mjekësore, ai u largua nga spitali, por mjekët i rekomanduan pushim të plotë dhe shmangien e çdo angazhimi që mund të pengojë rikuperimin e tij. Për këtë arsye, drejtuesit e Bayern Munich kanë udhëzuar stafin teknik që të mos diskutojë me trajnerin çështje që lidhen me futbollin, përfshirë formacionet dhe përgatitjen taktike për ndeshjen e fundjavës kundër Borussia Dortmund. Trajneri i përkohshëm Aaron Danks konfirmoi se udhëzimet janë të qarta dhe se klubi po e...
Burimi:
javanews.al