Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk mund të pres…”/ Zidane i qartë për të ardhmen: Do të ishte ëndërr
👁13513
Është gati të rikthehet në pankinë pa ekip që prej largimit nga Real Madrid, 52-vjeçari Zinedine Zidane. Pasi arriti majat e suksesit në krye të Los Blancos, Zidane ka vetëm një qëllim, të drejtojë kombëtaren franceze. “Sigurisht, është një ëndërr dhe nuk mund të pres”, tha Zidane. Tekniku e ka shprehur këtë dëshirë në shumë raste dhe së fundmi e ka përsëritur këtë gjatë një eventi promovues për Adidas. Trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps, ka njoftuar tashmë se do të largohet pas Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.